Ballina Flash

AKEP: Ulje e tarifave roaming me Kosovën

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur draftdokumentin që rregullon uljen graduale deri në heqje të tarifave roaming me Kosovën.

Ulja e tarifave roaming me Kosovën do të fillojë më 15 qershor të këtij viti, ndërsa heqja e plotë e tyre bëhet në 1 korrik 2020 ose 2021, në varësi vendimit përfundimtar që do të merret pas konsultimit publik të këtij draft dokumenti.

AKEP njofton se, tarifat që hyjnë në fuqi nga 15 qershori janë më të ulëta se tarifat aktuale standarde të shërbimit roaming në Kosovë.

Ndërkohë që vendosja e tavaneve mbi tarifat nuk do t’i pengojë operatorët të vazhdojnë të përdorin paketa roaming ofertë, ku çmimet për njësi të jenë më të ulëta se ato standarde.

Kjo është një lehtësi tjetër që u ofrohet qytetarëve të dy vendeve pas marrëveshjes së nënshkruan qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. /e.xh//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – 1,25 milionë euro për një… pëllumb?!
Artikulli tjetërVlorë, aktivitete informuese për higjienën dentare