Ballina Flash

Massafra, mesazh për konsensus

TIRANË, 14 mars/ATSH/- Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra dy ditë para protestës së opozitës i dërgon një mesazh politikës.

“I lutemi Zotit t’u ndryshojë mendjen atyre që kanë çështjet në dorë të shoqërisë civile dhe politike në Shqipëri, duke u ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsensus për të kapërcyer problemet që kemi sot”, tha ai.

Këtë mesazh Massafra e bëri gjatë takimit të organizuar nga Arqipeshkvi Shkodër-Pult mbi katekezat krezhmore me besimtarët katolike kur të pranishëm ishin edhe Nunçi Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë, Ipeshkvi i Tivarit në Mal të  Zi. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nëndetësja turke ”TCG Preveze” ankorohet në portin e Durrësit
Artikulli tjetërBUDAPEST – Orban kërkon falje për deklaratat euroskeptike