Ballina Flash

FOTO/ Shkodër, rikualifikim urban i qendrës së Oblikës

TIRANË, 14 mars /ATSH/ – Vazhdon rikualifikimi urban i qendrës së Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit.

Pas shtrimit me asfalt të rrugës Oblikë – Lagjja e Re, kanalizimit të ujërave të bardha, ndriçimit LED, sinjalistikës, rehabilitimin e lulishtes duke e kthyer në një qendër të mirëfilltë urbane falë investimit 54 milionë lekë të bashkisë së Shkodrës, po punohet tek zona e Pallateve.

Po realizohet pastrimi i shtratit të përroit të Oblikës dhe paralelisht, po mbillen 50 pemë dekorative duke krijuar një ambjent të këndshëm jo vetëm për banorët, por edhe turistët që udhëtojnë apo ndalen në këtë zonë.

Projekti vjen si bashkëpunim i bashkisë Shkodër me GIZ, me financimin e Qeverisë gjermane. /a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier/ Operacioni “Befasia” vë në pranga babë e bir
Artikulli tjetër30 mars, afati i fundit për pagesën e kësteve të tatimit mbi fitimin