BRUKSEL, 12 mars /ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (EASA) vendosi sot që të ndalojë hapësirën europiane për modelet “Boeing 737 MAX 8-9”, dy ditë pas rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlines”, njoftoi agjencia europiane në faqen e saj të internetit.
Ajo njofton se “ka pezulluar duke filluar nga ora 19:00 GMT të gjitha fluturimet e këtij modeli si për vajtje edhe për ardhje, apo brenda BE-së, qoftë operatorë europianë apo nga vende të treta”.
Agjencia thotë se në këtë mënyrë është duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pasagjerëve të saj, pasi një numër i lartë vendesh europiane kanë ndaluar tashme hapësirën e tyre ajrore për modelet e gjigantit amerikan, ndërkohë që një numër kompanishë ajrore në të gjithë botën nuk i kanë ngritur në fluturim. /G.S/























