Ballina Flash

Insigne mendon largimin nga “Napoli”

TIRANË,11 Mars /ATSH/ – E ardhmja e Lorenzo Insigne te “Napoli” nuk është aq e sigurt. Sulmuesi italian është shprehur se e shikon veten tek të kaltrit, por në futboll nuk ka asgjë të sigurt ndaj dhe në verë, Mino Raiola mund të nisë një ankand të çmendur për lojtarin.

Të interesuar për 27-vjeçarin janë klubet më të rëndësishme si “Manchester City”, “Liverpool” e “Barcelona” dhe presidenti De Laurentis do të tundohej për një ofertë që arrin në 100 milionë euro.

Nga ana tjetër prej kohësh “Napoli” interesohet për Lozanon nga “PSV Eindhoven” që do të ishte pasuesi ideal i Insigne për skuadrën e Ancelottit.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWanda Nara: Icardi dëshiron të qëndrojë te “Interi”
Artikulli tjetërLION – 560 të arrestuar për trafik armësh në Amerikën Latine