Ballina Ekonomi

OSHEE shton shërbimet për abonentët

TIRANË, 8 mars /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shumë shpejt do të vijë për qytetarët me një aplikacion të ri për telefonat inteligjentë (smart phone) dhe tabletat.

Aplikacioni mobile do të shfaqë aktivitetet bazë të shërbimit ndaj klientit të OSHEE dhe të gjithë informacionet e mundshme në funksion të abonentëve.

Aplikacioni do të përmbajë profilin e përdoruesit, faturat e energjisë elektrike, shërbimin e ankesës, kërkesat dhe ndjekjen në kohë reale të ankesës apo kërkesës, denoncimi ndaj abuzimeve apo pakënaqësive e deri mundësitë e punësimit në OSHEE.

e.xh/e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKarnavale Himara, nxënësit e shkollës 9-vjeçare performojnë për banorët
Artikulli tjetërGjebrea: Mazhoranca pro dialogut me opozitën. PS do të jetë gati për zgjedhjet e qershorit