TIRANË, 8 mars/ATSH/ – Një marshim në emër të të drejtave të grave dhe vajzave dhe për t’i thënë ndal dhunës u organizua sot në qytetin e Lezhës.
Me pankarta sensibilizuese në duar, të rinjtë e Lezhës u shprehën se “8 Marsi është dita kur duhet të kujtojmë sakrificën e gruas dhe reagojmë ndaj padrejtësive që asaj i shkaktohen”.
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, mesazhet sensibilizuese, solidariteti dhe lulet dominuan në Lezhë.
/m.m/e.caushi/























