Ballina Ekonomi

Monitorimi online i tregut të energjisë, rritet transparenca

TIRANË, 7 mars /ATSH/- Metodologjia e re e monitorimit të tregut të energjisë në vend, duke kaluar nga raportet manuale në një platformë elektronike, shmangë gabimet, rritë transparencën në lidhje me shkeljen e konkurrencës së ndershme, apo manipulimin e çmimeve.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar implementimin e kësaj platforme, sipas së cilës raportimi online bëhet nga të gjithë aktorët e tregut të energjisë, ndërkohë raportet e përgatitura mbi bazën e kësaj metodologjie publikohen çdo 4 muaj.

Kjo platformë është sipas standardeve bashkëkohore dhe vjen si modeli më i mirë që i përgjigjet kërkesave të kohës.

e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTIRANË/ OSHEE vijon investimet në rrjet, kufizohet energjia në disa zona
Artikulli tjetërGjeloshaj: Shqiptarët në Tuz rikthyen shpresën për të ardhmen në trojet e veta