Foto/ 17 mijë gra kryen mamografinë gjatë vitit 2018

TIRANË, 7 mars/ATSH/-Gjatë vitit të kaluar rreth 17 mijë gra kanë kryer mamografinë.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka theksuar se si asnjëherë më parë, programet parandaluese për të mbrojtur shëndetin e gruas janë në fokus të politikave shëndetësore.

“Rreth 17 mijë gra kanë kryer mamografinë vetëm në vitin 2018, çka tregon për një rritje të ndërgjegjësimit, por edhe për zgjerimin e mundësisë për të kryer mamografinë në spitalet rajonale, ku janë instaluar 5 mamografë të rinj. Kemi siguruar mbulimin e plotë në territor, edhe me dy mamografët e lëvizshëm që ofrojnë shërbim gjatë gjithë vitit, duke i ofruar mundësinë rreth 6 mijë grave në vit të kryejnë kontrollin e gjirit afër vendbanimit”, -bën të ditur ministrja.

Sipas saj, ka shumë rëndësi ndërgjegjësimi i çdo gruaje për parandalimin e sëmundjes. “Gjeni kohë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj”, bën apel Manastirliu.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.