Ballina Aktualitet

Përmbyllja e protestës, Basha: Sot parlamentin e çuam në shtëpi

TIRANË, 5 mars /ATSH – I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike në përmbyllje të protestës u shpreh se sot në të katrën protestë radhazi ka përfunduar etapa e asgjësimit të folesë së krimit, prandaj ai ka bër thirrje për bashkim me protestën e 16 marsit në atë që e cilësoi “betejën përfundimtare për të çliruar zgjedhjet në Shqipëri”.

Basha thekson se ora europiane për shqiptarët ka trokitur.

“Dita e sotme ka rëndësinë e ndezjes së shpresës së çdo shqiptari. Sot e kemi çuar një herë e mirë në shtëpi Parlamentin e krimit dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilit do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi i një orë e më parë i i shkaktarit kryesor Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje e cila do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimit që shqiptarët kanë njohur këto dekada. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund. Ikja e tij është fundi i pjesës së kësaj beteje pasi do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shqiptarëve” tha ai.

Po ashtu Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën 16 marsit.

“I bëj thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në një hap tjetër të hapjes së portave të Evropës, në 16 mars, në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes”, deklaroi Basha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolitika afatgjata për garantimin e stabilitetit financiar
Artikulli tjetërPolicia finalizon me sukses operacionin “LABORATORI”