Politika afatgjata për garantimin e stabilitetit financiar

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Stabiliteti financiar i vendosur përmes politikave afatgjata dhe efikase si dhe përpjekjet e përbashkëta me qëllim rritjen e edukimit financiar duke nisur nga nxënësit në shkolla shënuan piketat e një takimi pune mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë dhe krerëve të disa institucioneve të pavarura.

Në takim ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Zv.Kryetarja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Lindita Lati, si dhe Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Në takim u diskutua mbi nevojën për të vijuar në mënyrë efikase bashkëpunimin mes këtyre institucioneve dhe ekzekutivit, për implementimin më të plotë të rekomandimeve.

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.