Ballina Aktualitet

Majko: Strategji e qartë për Diasporën

TIRANË, 1 mars /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në fjalën e tij në panelin e Samiti të Dytë të Diasporës, “Vota si e drejtë – Politika e re shtetërore për Diasporën”, shpjegoi politikat e reja që ka ndjekur qeveria shqiptare për Diasporën si dhe institucionet që janë ngritur sa i përket Diasporës.

“Qendra e botimit të Diasporës ka filluar punën nga janari”, – tha Majko.

Ndërsa, theksoi ministri i Shtetit për Diasporën, “Fondi i Zhvillimit të Diasporës është institucion publik jo administrativ. Është përcaktuar të jetë jo administrativ pikërisht sepse do të merret me programet dhe donatorët dhe ka filluar punën me Bashkimin Europian dhe Bankën Botërore”.

Deri para një viti, theksoi Majko, “nuk ekzistonte asnjë fondacion për Diasporën, sepse nuk kishim strategji. Ndërsa tashmë kemi një strategji të qartë”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMZ – Podgorica ratifikon Protokollin për aderimin në NATO të Shkupit
Artikulli tjetërPaketa Fiskale – DRT takim informues në Kukës