TIRANË, 1 mars/ATSH/- Nismës së pyllëzimit #krijoO2tënd, të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i është bashkuar edhe bashkia e Poliçanit.
Sektori i Pyjeve në bashki në bashkëpunim me fëmijët e shkollave të mesme Poliçan dhe Mbarkull mbollën pemë për një mjedis më të bukur dhe jetë më të shëndetshme.
Aksioni për mbjelljen e fidanëve të tjerë do të vijojë edhe ditën e nesërme.
Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur.
Nxënës, studentë, punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po mbjellin mijëra pemë dhe dru frutorë nga Veriu në Jug. /k.s/e.caushi/












