TIRANË, 28 shkurt/ATSH/- Jordi Alba do të nënshkroi një kontratë të re me “Barcelonën” që do ta mbajë lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2024.
Lajmi bëhet i ditur nga spanjollja “Sport”, e cila sqaron se palët ka rënë dakord për të gjitha detajet e rinovimit të kontratës me “Barcelonën”. Mbrojtësi anësor do të jetë pjesë e kampionëve të La Liga-s edhe për pesë sezonet e ardhshme. Marrëveshja e tij ekzistuese përfundonte në vitin 2020.
Sipas artikullit të publikuar në mediet spanjolle, takimet ishin shtuar mes palëve dhe kanë përparuar deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila tashmë është një realitet.
Jordi Alba është një nga mbrojtësit më të rëndësishëm për “Barcelonën” dhe klubi duket se ka gjetur mënyrën për t’i plotësuar kërkesat e mbrojtësit.
/e.caushi/








