Ballina Flash

Ngrihet Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/- Qeveria ka vendosur ngritjen e drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme, një ndër të cilat edhe ngritja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

“DPAP-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve arsimore parauniversitare, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për arsimin, që kontribuon në realizimin e qëllimit të përgjithshëm për shërbim arsimor cilësor”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit, misioni i kësaj drejtorie ofrimi dhe sigurimi i shërbimit arsimor cilësor në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend, ndërsa veprimtaria do të shtrihet në të gjithë vendin në nivel qendror, nëpërmjet drejtorisë qendrore si dhe në nivel rajonal, nëpërmjet drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar.

“Drejtoritë rajonale krijohen kur mbulojnë jo më pak se 4 000 mijë punonjës. Ministri propozon numrin e drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar, shtrirjen territoriale dhe qarkun ku do të ngrihet drejtoria rajonale”, thuhet ndër të tjera në vendim.

z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përcaktohen tarifat për shërbimet ndaj institucioneve dhe personave
Artikulli tjetërMiratohet në parim ndryshimi i marrëveshjes së huasë me Fondin për Zhvillim Abu Dhabi për disa projekte