Ballina Flash

Pogradec/ Më tepër vëmendje ndaj komunitetit rom

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Më tepër vëmendje ndaj komunitetit rom në Pogradec premtoi sot kryetari i bashkisë, Eduard Kapri gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit rom.

Një klasë nga shkolla “Amaro Tan” vizituan sot ambientet e bashkisë si dhe u njohën edhe me mënyrën sesi funksionon qeverisja lokale.

Ata i drejtuan kreut të bashkisë disa kërkesa specifike, si dhe i paraqitën atij vizionin se si e konceptonin ata institucionin e bashkisë.

Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian mbetet në fokus të punës së bashkisë së Pogradecit dhe një ndër prioritetet kryesore në platformën e saj sociale. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Djegia e mandateve kundër demokracisë, qeveria të vijojë angazhimet për integrimin
Artikulli tjetërThaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë