Ballina Bota

LIBAN – Kushner në Gji për planin e paqes

BEJRUT, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Jared Kushner, këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndodhet në Gji për një plan paqeje të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme tek aleatët e saj arabë, sipas burimeve të medias në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndalesa e parë e Kushnerit ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për rajonin Jason Greenblatt, dhe i dërguari i SHBA për Iranin, Brian Hook.

Kushner do të vizitojë gjithashtu edhe Omanin, Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Katarin./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVE – OKB i vlerëson në 4,3 miliardë dollarë ndihmat për Jemenin
Artikulli tjetërSIDNEJ – Një kardinal australian shpallet fajtor për pedofili