Ballina Ekonomi

Bypass-i i Fierit, IKMT aksion për prishjen e pesë objekteve

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve në kuadër të ndërtimit të bypass-it të Fierit.

Objektet janë të madhësive të ndryshme dhe kanë pasur funksione të ndryshme. Aksioni i IKMT ka nisur pas një VKM-je për shpronësimin e këtyre objekteve.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milionë euro, financuar nga BERZH dhe BEI, bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

Sezonin e ardhshëm turistik pritet që traseja e bypass-it të jetë e hapur. /k.s/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga një godinë e degraduar, sot në Qendër Shëndetësore moderne
Artikulli tjetërMasterplan për sistemin penitenciar, tri shtyllat kryesore të kësaj reforme