BERLIN, 25 shkurt /ATSH-ANSA/- Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e rritjes së presionit mbi presidentin venezuelian Maduro, me qëllim arritjen e zgjedhjeve të lira në vend “dhe për këtë Berlini do të “konsultohet me partnerët e tij europianë”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, në Berlin, në një konferencë shtypi.
‘’Gjermania ka ofruar pesë milionë euro ndihmë humanitare për Venezuelën, të cilën Maduro e refuzon pasi nuk e konsideron situatën një emergjence humanitare’’, theksoi zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer.
Berlin shprehu kënaqësinë për një përqendrim të linjës europiane gjatë fundjavës, ku sipas Mogherinit, rasti venezuelian duhet të ketë sa më shpejt një “zgjidhje politike”./ /os/ a.jor.























