AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24.02.2019

BARCELONË (Spanjë) – Mbreti i Spanjës, Felipe VI kryeson një darkë zyrtare në prag të Kongresit Botëror në fushën e telekomunikacionit,  panairi më i madh në botë i smartfonëve.

ÇISINAU (Moldavi) – Zgjedhje parlamentare në Moldavi.

VENECIA (Itali) – Nisin zyrtarisht karnavalet e Venecias.

MOSKË (Rusi) – Marshim në nderim të opozitarit rus, Boris Nemtsov i vrarë në 2015.

KAJRO (Egjipt) – Gjykata do të vendosë për kufizimin në dy mandate presidenciale. / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.