Ballina Ekonomi

Komisionet e Kuvendit, të hënën diskutojnë disa projektligje

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/- Komisionet e përherëshme të Kuvendit, diskutojnë të hënën një sërë projektligjesh të rëndësishme ekonomike e sociale.

Sipas axhendës që ka publikuar Kuvendi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvillon në seancë dëgjimore me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”

Ndërsa komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë diskuton në një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për nxitjen e punësimit”.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe i  për Ekonominë dhe Financat shqyrton në mbledhjen e radhës projektligjin “Për censin e popullsisë dhe të banesave” dhe projektligjit “Për nxitjen e punësimit” të banesave” .e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi në Përmet: Investimet në shërbim të qytetarit
Artikulli tjetërFenomeni diellor ndriçon statujën e faraonit Ramses II të Egjiptit