PRISHTINË, 23 shkurt /ATSH/ Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halim Tolaj.
“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./KosovaPress/j.p/























