TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Fatjona ka përfituar shërbime sociale dhe shëndetësore prej 5 vitesh në Qendrën e Zhvillimit Durrës.
Gjatë këtyre viteve ajo ka ndjekur rregullisht shkollën speciale dhe kurse të ndryshme profesionale në Qendrën e Formimit Profesional Publik, për të cilat ka marrë diplomë.
Shërbimi Social Shtetëror ka bërë të ditur se pasi Fatjona ka mbushur moshën e qëndrimit në qendër, asaj iu ofrua mundësia të punësohej me kohë të pjesshme në mënyrë që ajo të riintegrohet sa më shpejt në shoqëri. /a.g/























