TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë vendin.
Prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Korçë, Gjirokastër e Vlorë, Elbasan, Fier. Në zonat e thella malore do të ketë reshje të dobëta bore.
Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek e në bregdet deri 20 m/sek., shoqëruar me një valëzim të forcës 1.5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 4/12 re diell |
| Kukës | -1/ 10 re diell shi |
| Lezhë | 2/ 14 re diell |
| Dibër | 1/ 9 re diell shi |
| Durrës | 6/ 11 re diell |
| Tiranë | 6/ 13 re diell shi |
| Elbasan | 3/ 14 re diell shi |
| Berat | 0/13 re diell shi |
| Vlorë | 7/ 12 re diell shi |
| Korçë | 0/ 8 re diell shi |
| Gjirokastër | 0/11 re diell shi |
| Sarandë | 7/ 15 re diell |
/e.malaj/ /a.g/























