PRISHTINË, 22 shkurt/ATSH/ – Konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, sot hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë konsullatën.
Dyert e konsullatës hapën për nder të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Bashkatdhetarët do të kenë mundësi të shkojnë në konsullatë nga ora 14:00.
/KosovaPress/























