Ballina Flash

Dialog për universitetin, edhe pas plotësimit të 8 pikave

TIRANË, 22 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se turi i takimeve në universitete është i rëndësishëm pikërisht për të mos çuar dëm potencialin që prodhoi protesta dhe për ta adresuar atë në të mirë të universitetit.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentë të universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

“Është e qartë se ne nuk e kemi as propagandë dhe as fushatë këtë proces, por e kemi shumë seriozisht dhe po punojmë shumë seriozisht në të gjitha proceset që kemi identifikuar si pjesë e një tërësie që duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke shkuar edhe përtej 8 pikave në disa drejtime të tjera, por edhe duke kuptuar më shumë nga ky dialog i vazhdueshëm dhe duke mbajtur shënim gjërat e reja që dalin”, tha Rama.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Qeveria e May në prag revolte pa një Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërKarta e studentit, brenda afateve të përcaktuara në Paktin për Universitetin