Ballina Bota

GJERMANI – Katari pritet të investojë 10 miliardë euro

BERLIN, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, deklaroi se Katari është i gatshëm të investojë në pesë vitet e ardhshme 10 miliardë euro në Gjermani.

“Shikojmë shumë mundësi për investime këtu dhe jemi duke diskutuar projektet “, deklaroi ministri i Katarit.

Ky investim shtesë prej 10 miliardë eurosh do të bëjë që Katari të bëhet investitori kryesor arab në Gjermani me një total prej 35 miliardë euro investimesh në një vend europian./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDua Lipa, fituese e çmimit “British Single”
Artikulli tjetërShqipëria, mbështetje nga vendet anëtare në rrugën e integrimit