TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen mjegull e mjegullina, të cilat do të jenë të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek., shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 2/17 diell |
| Kukës | -1/ 10 diell |
| Lezhë | 1/ 17 diell |
| Dibër | 0/ 13 diell |
| Durrës | 4/ 17 diell |
| Tiranë | 3/ 20 diell |
| Elbasan | 3/ 19 diell |
| Berat | -1/19 diell |
| Vlorë | 2/ 18 diell |
| Korçë | -1/ 15 diell |
| Gjirokastër | -1/17 diell |
| Sarandë | 6/ 19 diell |
/a.g/












