Ballina Flash

Marcelo drejt largimit nga “Real Madrid”

TIRANË, 19 shkurt ATSH/ – Braziliani i “Real Madrid”, Marcelo dje ka pasur një konfrontim rreth një orë me Jose Angel Sanchez, krahun e djathtë të Florentino Perez, për të përsëritur pakënaqësinë e tij në skuadër.

Në vitin 2019 Marcelo ka mbetur në stol gjashtë herë mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, teksa marrëdhëniet me Santiago Solarin janë prishur.

Marcelo tashmë ka kërkuar të vlerësojë një shitje në verë, “Juventusi” mbetet në pritje.

Në fakt që kur u shkarkua Lopetegui në fund të tetorit, 30-vjeçari ka humbur gradualisht hapësirën në formacionin bazë. Në qoftë se në nëntor dhe dhjetor mungonte për shkak të lëndimeve, nga janari Marcelo i ka filluar ndeshjet plot 5 herë nga stoli, përfshirë këtu edhe ndeshjen ndaj “Ajax”-it në Ligën e Kampioneve.

Cadena Cope raportoi dje në mëngjes se Marcelo është duke menduar për ta lënë “Realin” në qershor, dhe “Juventusi” me Cristiano Ronaldo janë gati ta presin.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak91 raste me fruth/ ISHP apel qytetarëve të vaksinojnë fëmijët
Artikulli tjetërTatimet: Kur ndërpriten masat shtrënguese për mbledhjen e detyrimeve