Ballina Flash

Guroret, Taskforca vijon verifikimin e dokumentacionit për subjektet

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Para disa vitesh mund t’i gjeje pothuajse në çdo mal, ndërsa sot realiteti për bizneset e guroreve është krejtësisht ndryshe, pasi shumica e tyre janë mbyllur për mosrespektim të lejeve dhe ndotje të lartë mjedisore.

Taskforca e përbërë nga 4 ministri të ndryshme vijon punën e pandërprerë për të ndëshkuar shkelësit e mjedisit dhe verifikimin e dokumenteve për subjektet e guroreve, duke mbrojtur natyrën e gjelbër që të ofron vendi ynë.

“Vijon puna për verifikimin e dokumentacionit të guroreve në malin e Krujës! Taskforca, e përbërë nga 4 ministri, në terren në zbatim të legjislacionit në fuqi, në mbrojtje të natyrës, për Shqipërinë e gjelbër, Shqipërinë turistike dhe jetë më të shëndetshme!”, bën me dije Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër/ Bashkëpunim ndërinstitucional për integrimin e komuniteteve rome dhe egjiptiane
Artikulli tjetërGjirokastër, takim mbi problematikat në bujqësi