Ballina Flash

Tension tek “Bajerni”, Kovaç sherr me lojtarët përpara “Liverpool”-it

TIRANË, 18 shkurt ATSH/ – Gazeta prestigjoze gjermane, Bild, sjell detajet e dramës më të fundit tek “Bayern Munich”.

Ky artikull vjen 48 orë para ndeshjes së sezonit për kampionët e Gjermanisë dhe situata nuk duket aspak e mirë për bavarezët.

Bild shkruan së ka një konflikt serioz mes trajnerit dhe yjeve të ekipit.

Trajneri kroat, Niko Kovac u vonua disa minuta në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Stuttgartin, në të cilën lojtarët ishin shumë të zemëruar.

Thiago Alcantara në dhomat e zhveshjes ishte zënë keq me me Kovacin, i cili nuk do t’ia dijë për pakënaqësitë e spanjollit. Arsyeja për pakënaqësinë e mëdha të lojtarit të kombëtares spanjolle ishte se Kovaç e zëvendësoi në minutën e 82-të.

Takimi mes “Bayern Munich” dhe “Liverpoolit” do të zhvillohet nesër në ora 21:00 në Mynih.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjerohet harta e shërbimit, për herë të parë koronarografia edhe në spitalin e Fierit
Artikulli tjetërXhaçka: Vlerësime nga partnerët për efektivët shqiptarë në Letoni