Ballina Flash

Nis shkolla e dytë dimërore e Universitetit të Tiranës

TIRANË, 18 shkurt ATSH/ – Shkolla e dytë dimërore e Universitetit të Tiranës me temë “Eksperienca Austro-Shqiptare mbi kulturën e kujtesës dhe historinë bashkëkohore”, nisi sot në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe do të zhvillohet deri më datë 22 shkurt.

Në ceremoninë e hapjes mbajti një fjalë të shkurtër edhe ambasadori austriak, dr. Johann Sattler.

Akademikë të ndryshëm austriakë dhe shqiptarë janë të ftuar të japin leksione drejtuar studentëve që duan të zgjerojnë njohuritë mbi këtë fushë. Gjatë ditëve të shkollës do të trajtohen tematika të tilla, si Holokausti, Dhuna dhe Autoritarizmi në Austri dhe Shqipëri përgjatë shek XX.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak589 studentë me rezultate të larta, aplikuan për 150 vende në Policinë e Shtetit
Artikulli tjetërSenatorët amerikanë vizitojnë FSK-në