TIRANE, 16 shkurt/ATSH//- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet që mjegulla e mjegullina, do të bëhen të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore për shkak të temperaturave në vlerat negative.
Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m /sek. Përkohësisht në vijën bregdetare, era do të fitojë shpejtësi deri 18 m/sek duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 1/ 16 diell |
| Kukës | 1/7 diell pak re |
| Lezhë | 3/ 13 diell |
| Dibër | -3/7 diell pak re |
| Durrës | 2/ 13diell |
| Tiranë | 3/ 16 diell |
| Elbasan | 1/13 diell |
| Berat | -2/17 diell |
| Vlorë | 3/ 14diell |
| Korcë | -3/5 diell pak re |
| Gjirokastër | 0/16 diell |
| Sarandë | 1/16 diell |
/a.g/












