TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ -Jadon Sancho është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni. 18-vjeçari po mahnit me lojën në Bundesligën gjermane dhe në Ligën e Kampioneve me fanellën e “Borussia Dortmund”.
Ai ka shënuar 8 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompenticonet me verdhezinjtë, duke rënë në sy të “Manchester United”. “Djajtë e Kuq” në këtë moment kanë ndërmarrë hapa konkretë për të arritur tek talenti i ri anglez.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, “Manchester United” është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për të nisur negociatat. Sanço ndihet mirë për momentin tek “Dortmund”, por një ofertë nga një klub i Premier Ligës angleze, siç është “Manchester United” vështirë ta refuzosh.
Ndërkohë lojtari, dy vjet më parë, ishte shitur nga “Manchester City” te “Borussia Dortmund” për 8 milionë euro.
/gj.m/e.caushi/























