TIRANË, 16 shkurt/ATSH/-Moti i ngrohtë i ditës së sotme është shfrytëzuar nga kryeqytetasit të cilët kanë shijuar fundjavën me familjen dhe miqtë.
Qindra qytetarë kanë shijuar kohën e bukur përmes shëtitjeve nga Parku i Madh i Liqenit apo duke vizituar pikat kryesore të Tiranës për të kaluar kohë pranë familjeve të tyre.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një album me foto, pamjet e të cilave tregojnë një ditë të zakonshme të një fundjave me mot të ngrohtë. /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























