Ballina Aktualitet

Hodaj: Shqiptarët e panë live kush ushtroi dhunë

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/-Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj reagoi ndaj akuzave të opozitës se ishte Policia e Shtetit që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve duke e cilësuar një taktikë politike.

Hodaj tha se gjithçka u transmetua live dhe mohoi çdo akuzë drejtuar Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

“Dhunë nga Policia e Shtetit”…….? Unë e kuptoj lëvizjen finoke të përfaqësuesve të opozitës, sepse duke qenë organizatore të protestës kanë edhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e saj, por nuk mund ti hidhet hi syve gjithë shqiptarëve që e panë live kush ushtroi dhune dhe kush respektoi dhe garantoi të drejtat e të gjithëve. Vlerësim maksimal për punën profesionale të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës”, -tha Hodaj. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLejuan lirimin e një të dënuari, burg për 2 punonjës policie, detyrim paraqitje për 2 të tjerë
Artikulli tjetërMYNIH – Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosin marrëdhënie diplomatike