Ballina Flash

Prezantohet “Ferrari” i ri: “Misioni fitore”

TIRANË 15 shkurt/ATSH-A.Fortuzi/- “Misioni fitore”, ky është emri i makinës së re të skuderisë së “Ferrarit”, që u prezantua të premten.

“Ferrari” është një prej njëvendësheve pretendente për titullin kampion vitin 2019 të Formula 1. Këtë vit, makina do të pilotohet nga veterani Sebastian Vettel dhe një i ri i talentuar si Charles Leclerc. Në krye të “Ferrarit” është Mattia Binotto. “Ndryshimet janë bërë dhe kemi vijuar projektin e nisur një vit më parë, duke patur një makinë më të fuqishme. Besojmë shumë te puna e bërë dhe se do të vijnë rezultatet”, tha Binotto.

Sebastian Vettel, nis sezonin e tij të pestë me “kokëkuqen”. “Ky është një sezon i rëndësishëm, ku objektivi është vetëm fitorja. Nuk ka më vend për dështime apo gabime dhe besoj se me ndihmën e të gjithëve do t’ia dalim mbanë të realizojmë objektivat”, tha Vettel. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha i ftoi në protestë, Gjiknuri: Vlonjatët nuk e shohin Shqipërinë me optikën e tij, ata vlerësojnë punën tonë
Artikulli tjetërBalla thirrje qytetarëve: Mos u bëni robotë të liderëve të skaduar të opozitës