Ballina Bota

MJEKËSI – E verdha e vezës lufton Alzheimerin?

ARIZONA, 15 shkurt /ATSH/ – E verdha e vezës përmban një substancë që mund të parandalojë Alzheimerin, të paktën sa është vërtetuar te minjtë, sipas kërkimeve të shkencëtarëve të Universitetit Shtetëror të Arizonës, rezultatet e të cilit janë me të vërtetë inkurajuese, shkruan e përditshmja italiane ‘’Il Giornale’’.

Të gjitha në sajë të kolinës

Efekti mbrojtës i së verdhës së vezës është për shkak të një substance që përmban ajo: kolina. Kjo është gjetur edhe në embrionin e grurit dhe, nëse administrohet në dietë në doza të larta, përmirëson kujtesën, sipas studimit, të kryer nga italiani Salvatore Oddo, studim i cili u botua në revistën shkencore “Molekular Psychiathry”.

Tani për tani ajo është testuar vetëm te kafshët

Shkencëtarët i kanë dhënë kolinë minjve gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, dhe si rezultat minjtë e vegjël kanë lindur me një kujtesë më të mirë, një efekt që është transmetuar edhe në brezin e dytë, pa nevojën për rekurs të më shumë koline. Çfarë ka kjo të bëjë me Alzheimer?

Si funksionon kjo substancë natyrale

Studiuesit e kuptuan se substanca që rrjedh nga e verdha e vezës ul nivelet e homocysteinës ​​në tru, duke kufizuar formimin e pllakave amyloid , karakteristike të sëmundjes që vjedh kujtesën.

Ata më vonë zbuluan se kolina zvogëlon aktivizimin e qelizave mikrolia, ku kjo e fundit, në qoftë se del jashtë kontrollit, mund të nxisë inflamacion të trurit, e cila hap dyert e saj për Alzheimer.

Është shumë herët për të menduar në lidhje me përdorimin e kolinës si ilaç për njerëzit, por fakti se ajo nuk është toksike dhe ka çuar në këto rezultate të shkëlqyera në eksperimentet me minj, është ogur i mirë për luftën kundër Alzheimerit./    /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Kosovë-Serbi, Trump-Thaçit: Njohja e dyanshme, themel i marrëdhënieve të normalizuara
Artikulli tjetërUkshini: Koha për një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë