PARIS, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Aktet antisemite janë rritur me 74% në Francë në vitin 2018, theksoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, pas valës së veprimeve të ndryshme të këtij lloji në ditët e fundit në Paris dhe në periferi.
Castaner vuri në dukje se aktet antisemite shkuan nga 311 në vitin 2017 në 541 në vitin 2018.
‘’Antisemitizmi përhapet si helm, si helm. Ai sulmon, shkatërron mendjen, vret “, shtoi ai, duke vizituar Sainte-Genevieve-des- Bois, vendi ku i riu hebre Ilan Halimi u vra në vitin 2006, pas torturave për tre javë nga rrëmbyesit dhe vrasësit e tij.
Dje në mëngjes, në vendin e vdekjes së tij, ku për nder të tij janë mbjellë dy pemë, u evidentua një akt tjetër i rëndë, dëmtimi i dy pemëve.
Ditët e fundit, një parullë me fjalën “Juden” në një dyqan ushqimesh dhe thyerja e dy veprave të artit kushtuar Simone Veil (gjithashtu hebre) kanë shkaktuar indinjatë në Francë./ /os/ a.jor.












