Ballina Flash

“Tottenham” shpreh interes për Sturridge

TIRANË, 12 shkurt ATSH/ – “Tottenhami” po monitoron me kujdes situatën e Daniel Sturridge tek skuadra e “Liverpoolit”.

Sulmuesit i mbaron kontrata në përfundim të këtij sezoni, ndërkohë që te “Gjelat” ai shihet si një alternativë për Harry Kane, që do të ketë nevojë edhe të pushojë.

Mungesa e një sulmuesi zëvendësues të Kane, po ndihet aktualisht tek skuadra e Mauricio Pochettinos, ndaj dhe drejtuesit kanë nisur që të mendojnë që tani për merkaton e verës.

Në “Anfield Road”, Sturridge ka humbur nën hijen e treshes magjike Salah-Firmino-Mane, ndërkohë që edhe Divock Origi preferohet përpara tij nga trajneri Jurgen Klopp.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rivitalizimi i Vunoit, motor zhvillimi ekonomik dhe turistik
Artikulli tjetërShtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara/ Pukë, mbillen 2 mijë rrënjë akacie