Ballina Bota

SHBA – Marrëveshje kundër një ”shutdown” të ri

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një marrëveshje dypartiake u arrit në Kongresin amerikan për të financuar sigurinë në kufirin meksikan dhe për të shmangur një mbyllje të re të qeverisë (shutdown) në datën 15 shkurt, siç ishte parashikuar nga administrata Trump.

Marrëveshja nuk do të parashikojë ndërtimin e një muri me Meksikën, por do të sigurojë 1,375 miliardë dollarë për të realizuar pengesa në kufi duke përfshirë mbi 100 kilometra rrjeta teli me gjemba.

Deri tani, presidenti Trump kurrë nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij prej 5,7 miliardësh dollarësh për ndërtimin e murit prej çeliku./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë kënd lojërash çdo muaj, kësaj here fati i buzëqeshi fëmijëve të bllokut “Lule Bore” në Njësinë 11
Artikulli tjetërFOTO/ Qyteti i një mbi një dritareve, projekte të rëndësishme në favor të turizmit