Ballina Flash

Rrethohuni nga bluja, largon stresin në dhomën e gjumit

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Ngjyrat e ndryshme kanë impakt të ndryshëm në trurin e njeriut. Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes.

Po dhoma e gjumit? Blu, e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.
Ky nuk është supozim, e thotë shkenca.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit.

Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës.

Efekti qetësues i blusë, shprehet Chris Idzikowski nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se çarçafët e bardhë luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikozën tuaj. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Era e ndryshimit po ndihet në Elbasan
Artikulli tjetërANKARA – Arrestohen mbi 700 persona të dyshuar për lidhje me imamin Gylen