Ballina Aktualitet

Basha: Era e ndryshimit po ndihet në Elbasan

TIRANË, 12 shkurt /ATSH – I. Vata/ – “Era e ndryshimit po ndjehet në Elbasan e po përhapet në të gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takim me qytetarët e Elbasanit.

Në nisje të takimit me qytetarët e Elbasanit, Basha u bëri thirrje të bashkohen në protestën e së shtunës në Tiranë.

“Më 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grushti njerëzish. Me ne, do të jenë të gjithë studentët, të gjithë sipërmarrësit, do jenë të gjithë të papunët, do jenë të gjithë të punësuarit që nuk u mjaftojnë paratë. Edhe policia do jetë me ne, sepse 70% e tyre kanë aplikuar për t’u larguar jashtë vendit”, tha Basha.

Më tej, Basha shtoi se “gjashtë vetë e kanë zënë Elbasanin në çark, të shtunën do t’i zëmë ne në çark”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta/ PD reagon ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërRrethohuni nga bluja, largon stresin në dhomën e gjumit