Ballina Flash

“Manchester United”, ofertë për talentin e “Fulham”

TIRANË, 12 Shkurt ATSH/ – “Manchester United” po punon për të përforcuar mbrojtjen duke nisur nga sezoni ardhshëm.

Britanikja “Daily Expres” raporton se “Djajtë e kuq” kanë piketuar mbrojtësin e “Fulhamit”.

Ai është Ryan Sessegnon, është vetëm 18 vjeç madje ka shënuar dhe 22 gola me klubin nga Londra në 94 ndeshje si titullar.

Ndërkohë për të ka shfaqur dhe “Manchester City” dhe “Tottenhami” që janë të gatshëm ta afrojnë Sessegnon në merkaton e verës.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKatër pikat e Avdullah Hotit për dialogun Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërSHBA – Trump firmos dekretin për inteligjencën artificiale