Ballina Flash

FOTO/ Restaurohet ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve”

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin.

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese – restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”. Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës. Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese – restauruese të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeprokurori pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në sitën e Vetingut
Artikulli tjetërVetingu, skanim edhe për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë