Ballina Flash

Fier/ Transformohet hapësira publike mes pallateve në lagjen ”16 Prilli”

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Banorët e lagjes “16 Prilli”, në Fier kanë tashmë një bllok pallatesh të transformuar tërësisht.

Prej disa ditësh Ndërmarrja e Punëve Publike në bashkinë e Fierit, ka filluar punën për rehabilitimin e hapësirës mes pallateve në këtë lagje.

Bashkia e Fierit bën të ditur se “ditën e sotme ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugëve midis pallateve, ndërsa është zëvendësuar edhe ndriçimi”.

Bashkia e Fierit po punon me intensitet për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit, por edhe të atyre rurale. /k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, së shpejti hapet edhe segmenti i dytë i bulevardit “Ismail Qemali”
Artikulli tjetërUKT vendos në funksion rrjetin e ri pranë shkollës “Sami Frashëri”