BUKURESHT, 9 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Qendra Kombëtare rumune për Monitorimin e Sëmundjeve të Transmetueshme, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njoftoi sot se numri i të vdekurve nga epidemia e gripit kishte arritur në të paktën 98.
”Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga gripi i këtij sezoni ka arritur në 98”, tha një zëdhënës i kësaj qendre.
Ai shtoi se pjesa më e madhe e viktimave kishin qenë të pavaksinuar./ a.jor.












