Ballina Flash

Vrsaljko do të largohet nga “Interi”

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – Mbrojtësi kroat nuk ka bindur drejtuesit e “Interit” në gjashtë muajt e tij të parë.

Mbyllet përpara kohe aventura e Sime Vrsaljkos tek “Interi”.

I transferuar gjatë verës tek zikaltrit në formë huazimi për 6.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 17.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, kroati nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve të “Interit” dhe për këtë shkak u bënë lëndimet e shpeshta dhe problemet në gju të mbartura që nga Botërori i Rusia 2018.

Javën e ardhshme Vrsaljko do të operohet në Belgjikë dhe për rikthimin e tij në fushë do të nevojiten disa muaj.

I aktivizuar në vetëm 13 ndeshje me “Interin” për një total prej 912 minutash dhe i zëvendësuar në merkaton e janarit nga portugezi Cedric Soares, Vrsaljko do të rikthehet tashmë tek “Atletico e Madridit”, klubi që zotëron kartonin e kroatit, sepse për zikaltërit 17.5 milionë për blerjen përfundimtare të tij janë shumë.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“United” dhe “Chelsea”, gati 100 milionë euro për Bale
Artikulli tjetërMandzukic refuzon ekipin kinez