TIRANË, 8 shkurt ATSH/ – Sulmuesi kroat Mario Mandzukic refuzoi të largohej nga “Juventusi” dhe të kalojë në radhët e klubit kinez “Dalian Jifang” për një pagë vjetore prej 10 milionë.
Kinezët donin të trefishonin pagën e Mandzkukic në raport me kampionin italian, por u refuzuan, edhe pse futbollisti me përvojë së shpejti do të mbushë 33-vjeç.
Para Mandzukic, i cili është në Torino që nga viti 2015, oferta e “Dalian” u refuzua edhe nga “Lazio” për golashënuesin e parë Ciro Immobile.
/gj.m/j.p/




















