TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në Lindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar vetëm zonat e Jugperëndimit dhe Veriperëndimit.
Parashikohet mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.
Era do të fryjë nga Juglindja-Verilindje me shpejtësi 2-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes, era parashikohet me forcim deri në 25 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 0.8-1.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 7/12 Diell re |
| Kukës | 3/5 Diell / re shi |
| Lezhë | 10/12 Diell re |
| Dibër | 0/4 Diell / re shi |
| Durrës | 8/13 Diell / re shi |
| Tiranë | 8/14 Diell / re shi |
| Elbasan | 10/12 Diell / re shi |
| Berat | 6/15 Diell re |
| Vlorë | 10/15 Diell re |
| Korcë | 3/7 Diell / re shi |
| Gjirokastër | 7/12 Diell / re shi |
| Sarandë | 8/16 Diell re |
/a.g/












